Calzidan K2

Spastroje

$10.00

Calzidan K2 ruan shëndetin e dhëmbëve, kockave dhe muskujve, si dhe të zemrës, muskujve dhe nervave, kështu ndihmon funksionimin e përgjithshëm të trupit të njeriut.

Përshkrim

PËRSHKRIMI
Calzidan K2 përbëhet nga përbërës thelbësorë që janë të nevojshëm për të gjithë familjen. Vitamina K2 e kombinuar me vitaminën D3 kanë një efekt sinergjik. Vitamina K2 funksionon si një bashkëfaktor për vitaminën D3. Vitamina D3 dhe K2 janë të dyja vitamina të tretshme në yndyrë që luajnë një rol qendror në metabolizmin e kalciumit. Vitamina K2, është thelbësore për përdorimin e kalciumit, duke ndihmuar në ndërtimin e kockave të forta dhe duke penguar kalcifikimin arterial. Vitamina D3 dhe zinku promovojnë thithjen e kalciumit dhe ndihmojnë në formimin e kockave. Të gjithë përbërësit kanë një efekt stimulues në formimin dhe mineralizimin e kockave osteoblastike. Për më tepër Calzidan K2 ruan shëndetin e dhëmbëve, kockave dhe muskujve, si dhe të zemrës, muskujve dhe nervave, kështu ndihmon funksionimin e përgjithshëm të trupit të njeriut.

Kur duhet të përdorët:
– Për zhvillimin normal të kockave dhe dhëmbëve,
– Mungesa e kalciumit,
– Mungesa e vitaminës D3,
– Kocka të dobëta (osteomalacia / rakitizmi),
– Pas terapisë me antibiotikë,
– Pas diarresë,
– Periudha pas menopauzës,
– Nivele të ulëta të kalciumit në gjak,
– Humbja e kockave (osteoporoza),
– Aktiviteti i zvogëluar i gjëndrës paratiroide (hipoparatiroidizmi),
– Marrja e disa ilaçeve të tilla si fenitoina, fenobarbitali ose prednizoni.

PËRBËRËSIT
1 kapsulë përmban: 500 mg kalcium fosfat (140 mg kalcium- 18% of NRV*, 95 mg fosfor – 14% of NRV*),
16 mg zink citrat (10 mg zink- 100% of NRV*), 25 mcg vitamin K2 (33% of NRV*) dhe 10 mcg vitamin D3 ( 200% of NRV*).
Përbërësit tjerë: : xhelatinë (guaska e kapsulës), kriprat e magneziumit të acideve yndyrore (agjent anti-ngurtësues), oksid hekuri dhe titanium dioksid (ngjyrues i guaskës së kapsulës).

NRV*- Vlera referente ushqyese.

PËRDORIMI
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë një herë në ditë pas ushqimit. Nëse është e nevojshme, rriteni dozën vetëm pas rekomandimit të mjekut ose farmacistit.

KUJDES
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Nëse keni ndjeshmëri të lartë (alergji) ndaj disa prej përbërësve të produktit.
Nëse jeni shtatzënë, apo jeni në gji dhënie, po merrni ndonjë ilaç ose planifikoni ndonjë procedurë mjekësore, ju lutemi këshillohuni me mjekun tuaj të kujdesit shëndetësor para se të merrni ndonjë shtesë ietike.
Ndërprisni përdorimin dhe konsultohuni me mjekun tuaj nëse ndodh ndonjë reaksion negativ.

RUAJTJA
Ruani në një vend të pa arritshëm nga fëmijët!
Ruhet në paketim origjinal duke shmangur rrezet direkte të diellit.

PAKETIMI
30 kapsula

Informacion shtesë

Sasia

30

Forma Farmaceutike

Kapsulë

Qëllimi

Mungesa e Vitaminave & Mineraleve

Brendi

Sole Pharma

Vitamina & Suplemente

Shëndeti i kockave dhe nyjeve

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Calzidan K2”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *