Përshkrim
PËRFITIMET
Vaji i mëlçisë së merlucit përdoret si burim i vitaminës A dhe vitaminës D. Përdoret gjithashtu si burim i yndyrës së quajtur omega-3 për shëndetin e zemrës, depresionin, artritin dhe për të forcuar një sistem të shëndetshëm imunitar.
Vitamina D kontribuon në thithjen / shfrytëzimin normal të kalciumit dhe fosforit. Vitamina D kontribuon në nivelet normale të kalciumit në gjak, mirëmbajtjen e kockave normale dhe funksionin normal të muskujve. Vitamina D ka një rol në procesin e ndarjes së qelizave. Vitamina A kontribuon në metabolizmin normal të hekurit, mirëmbajtjen e mukozave normale, mirëmbajtjen e lëkurës normale. Vitamina A ka një rol në procesin e ndarjes së qelizave. EPA dhe DHA kontribuojnë në funksionimin normal të zemrës.
PËRBËRËSIT
Vaj i mëlçisë së peshkut merluc, kapsula: xhelatinë, glicerinë, ujë; retinil palmitat, trigliceride të zinxhirit të mesëm, tokoferol DL-alfa.
Çdo kapsulë përmban (% VRU*)
Vaj peshku
– EPA/DHA** 1000 mg
– 80 mg/80 mg
Vitaminë D3 (200IU) 5 µg (100%)
Vitaminë A (2664 IU) 1465 µg RE (183%)
* VRU – vlera referente ushqyese
** EPA/DHA – Acid eikosapentaenoik dhe acid dokosaheksanoik
PËRDORIMI
1 kapsulë në ditë. Të merren me ushqim
KUJDES
Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Mos përdorni shtesën ushqimore si zëvendësim për dietën e shëndetshme dhe të balancuar!
RUAJTJA
Të ruhet larg nga fëmijët!
Tё ruhet në paketim origjinal, në vend të thatë, në temperaturë dhome!
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.