Hallsept Spray

Spastroje

$3.50

HALLSEPT për gojë dhe fyt rekomandohet në dhimbje të fytit, për shkak të vetive të tij antibakteriale dhe antifungale, vepron si antiseptik, zvogëlon dhimbjen gjatë gëlltitjes dhe lehtëson frymëmarrjen.
HALLSEPT përdoret gjithashtu në raste të aromës së pakëndshme të gojës.

Përshkrim

PËRSHKRIMI
Veprimi i sprejit HALLSEPT për gojën dhe fytin është për shkak të karakteristikave të përbërësve aktivë të përdorur në përbërjen e tij. Kombinimi i përbërësve aktivë që përmbajnë flavonoide, tanine, terpene dhe përbërjet e tjera aromatike, kontribuon në veprimin anti-inflamator, antiseptik dhe analgjetik.

• Vaji i mentes dhe levomentoli, të aplikuara lokalisht në zgavrën e gojës kanë veprim anti-inflamator, efekt lokal pak ftohës dhe zvogëlues i dhimbjes.
• Timoli, për shkak të strukturës së tij fenolike tregon veti antibakteriale dhe antifungale.
• Vaji i eukaliptit tregon veprimtari antibakteriale dhe antifungale dhe veprim anti-inflamator.
• Vaji i sherebelës Clary posedon veti astringjente dhe antiseptike, duke e bërë të përshtatshëm sprejin për trajtimin e plagëve të vogla dhe ulçerave (afte) në zgavrën e gojës, proceset inflamatore dhe traumatike të indeve të buta, trajtimin e gingivitit dhe pas ndërhyrjeve dentare si trajtimi i xhepave periodontal, trajtimi i indeve të buta, pastrimi i dhëmbëve dhe ndërhyrjet kirurgjikale orale.
• Vaji i sythave të karafilit përmban një sasi të madhe eugenol, i cili vepron si anti-inflamator dhe si analgjetik lokal.

PËRBËRËSIT
30 ml solucion përmbajnë:
Levomentol 0,013 g
Timol 0,016 g
Vaj eukalipti 0,130 g
Vaj i sherbelës Clary 0,260 g
Vaj i sythave të karafilit 0,390 g
Vaj mente 0,518 g
Përbërësit tjerë: vaj ricini polioksil 40 i dirogjenizuar, glicerol, saharin dihidrat sodium, eosin dhe uje i pastruar.

PËRDORIMI
Dhimbje fyti dhe vështirësi në gëlltitje:
Reagoni menjëherë në shenjat e para të shqetësimit në fytin tuaj.
Dy deri në tre spërkatje në pjesën e pasme të fytit çdo 3-4 orë ose sipas nevojës për të shkatërruar shpejt mikroorganizmat dhe për të parandaluar infeksionin.

Proceset inflamatore në zgavrën e gojës:
Procese të pakëndshme siç janë gjakderdhja ose ndjeshmëria e mishit të dhëmbëve, pezmatimi i mishit të dhëmbëve (gingiviti) dhe pezmatimi i ligamentit periodontal (periodontiti), afte, ndryshime të ndryshme në gjuhë dhe faqe për arsye të ndryshme dhe të tjera.
Dy deri në tre spërkatje 3-4 herë në ditë, gjysmë ore pas vaktit. Spërkatni zonën e prekur në zgavrën e gojës, prisni 15 sekonda, pastaj gëlltisni solucionin.

Aroma e pakëndshme
Bakteret që mbahen në rrënjën e gjuhës prodhojnë një erë të pakëndshme të quajtur halitosis ose erë të keqe të gojës.
Pasi të keni larë dhëmbët, pastroni me kujdes rrënjën e gjuhës për të hequr bakteret. Pastaj spërkatni dy deri tre herë me Hallsept gojën dhe fytin, prisni 15 sekonda dhe gëlltisni solucionin. Përsëriteni këtë pas çdo vakti.

KUJDES
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Nëse keni ndjeshmëri të lartë (alergji) ndaj disa prej përbërësve të produktit.
Nuk rekomandohet për përdorim tek fëmijët më të vegjël se 4 vjeç.

RUAJTJA
Të ruhet në temperaturë të dhomës deri në 250 C.
Ruani në një vend të pa arritshëm nga fëmijët!

PAKETIMI
30 ml

Informacion shtesë

Sasia

30ml

Forma Farmaceutike

Sprej

Qëllimi

Kollë, të ftohtë dhe grip

Brendi

Bionika Pharmaceutical

Barna

Hundë dhe fyt

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Hallsept Spray”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *