Imuniks

Spastroje

$6.60

Imunix përfaqëson një kombinim të pluhurit të spirulinës dhe majës së birrës pasuruar me selen. Përdoret për të forcuar sistemin imunitar, për të plotësuar nevojat e rritura të trupit për vitamina dhe minerale dhe kompenzon mungesën e tyre në ushqim.

Përshkrim

PËRSHKRIMI
Spirulina është një algë jeshile blu që përmban rreth 60% proteina, aminoacide thelbësore dhe sasi të larta të acidit linoleik Gama (GLA). Spirulina është e pasur me fikocianinë, e cila është një nga përbërësit e gjakut të njeriut.
Vitaminat më të rëndësishme për të cilat ka nevojë trupi gjenden në Spirulinë, përfshirë vitaminat B, vitaminën E dhe beta karotenin. Spirulina është gjithashtu e pasur me minerale (përfshirë hekur, kalcium, zink, kalium, magnez, selen, fosfor dhe oligominerale), enzima, klorofil, sulfolipide dhe glikolipide.

Pse duhet të përdorni Imunix:
• Përdorimi i Selenit ndihmon në forcimin e imunitetit.
Përdorimi i këtyre kapsulave ndihmon në: rritjen e aktivitetit fizik, gjendjen e të ushqyerit joadekuat, të çrregullt dhe të njëjtit lloj ushqimi (dieta, uri etj.)për nxitjen e rritjes ose oreksit. Kapsula Imunix mund të përdoret në raste deficitesh për shkak të sëmundjeve të ndryshme ose gjendjeve patologjike, kur nevojat për vitamina ose minerale janë rritur ose në kushte të humbjes së mineraleve në rritje (të vjella, diarre, djersitje të tepruar).
Karakteristika më e rëndësishme e majës së birrës është përmbajtja e saj e lartë e vitaminave të grupit B (B1, B2, B6, B12, biotin, niacin).
• Vitamina B1, B2, B6, biotina (B7), niacina (B3) dhe B12 kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor.
• Vitamina B2, biotina (B7) dhe niacina (B3) kontribuojnë në mirëmbajtjen e lëkurës normale. Pasurimi i majasë së birrës me selen rrit më tej efikasitetin e tij të dobishëm.

PËRBËRËSIT
Një kapsulë e butë xhelatinoze përmban 100 mg pluhur Spirulinë dhe 10 mg maja të birrës së pasuruar me selen (e barabartë me 10 – 20 µg selen, në formën e selenit organik).
Përbërësit tjerë: vaj soje, xhelatinë, glicerinë, dyllë bletësh të verdhë, emulgator: lecitinë soje, agjent ngjyrosës: ekstrakt nga xhixhibanozi, ujë të filtruar.

PËRDORIMI
Doza e rekomanduar tek fëmijët e moshës 7 deri në 14 vjeç është një kapsulë në ditë, të rriturit mund të marrin nga një deri në tre kapsula në ditë. Gëlltitni kapsulën xhelatinoze të butë në ngjyrë kafe të errët me sasi të vogël të lëngut.

KUJDES
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Nëse keni ndjeshmëri të lartë (alergji) ndaj disa prej përbërësve të produktit.
Nëse jeni shtatzënë, apo jeni në gji dhënie, po merrni ndonjë ilaç ose planifikoni ndonjë procedurë mjekësore, ju lutemi këshillohuni me mjekun tuaj të kujdesit shëndetësor para se të merrni ndonjë shtesë dietike.
Nuk ka efekte anësore të raportuara ose dukuri toksike të lidhura me përdorimin e spirulinës ose majës së birrës pasurua me selen.

RUAJTJA
Të ruhet në temperaturë të dhomës deri në 250 C.
Ruani në një vend të pa arritshëm nga fëmijët!

PAKETIMI
30 kapsula xhelatinoze

Informacion shtesë

Sasia

30

Forma Farmaceutike

Kapsulë xhelatinoze

Qëllimi

Sistemi imunitar

Brendi

Bionika Pharmaceutical

Vitamina & Suplemente

Multivitamina & Minerale

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Imuniks”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *