Përshkrim
PËRSHKRIMI
Magnezi është një mineral i rëndësishëm për funksionimin e organizmit të njeriut: promovon bilancin e elektroliteve, nxit funksionimin normal të muskujve, ka efekt të dobishëm në sintezën e proteinave, ndihmon në ruajtjen e shëndetit të eshtrave dhe të dhëmbëve. Ky mineral thelbësor gjithashtu promovon shëndetin kardiovaskular dhe funksionimin e sistemit nervor. Është një nga mineralet më të rëndësishëm në dietë për një trup të fortë dhe të shëndetshëm. Kjo formulë ofron furnizim gati një ditë të tërë me magnez nga tre burime të dallueshme për një sërë përfitimesh.
PËRBËRËSIT
1 kapsulë përmban magnez 400mg ( nga magnezium oksid, magnezium citrat dhe magnezium citrat)
Përbërësit tjerë: xhelatinë, celulozë mikrokristaline, magnezium silicat, vaj trigliceridesh me zinxhir të mesëm (palme), miell orizi, magnezium stearat.
PËRDORIMI
Si një shtesë dietike, merrni një kapsulë në ditë me ujë.
KUJDES
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Mos përdorni suplementin e ushqimit si zëvendësim të një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar!
Nëse jeni shtatzënë, jeni gjidhënëse, apo merrni ndonjë ilaç ose planifikoni ndonjë procedurë mjekësore, ju lutemi këshillohuni me mjekun tuaj të kujdesit shëndetësor para se të merrni ndonjë shtesë dietike.
Mos e përdorni nëse kapaku mungon ose është dëmtuar.
RUAJTJA
Të ruhet larg nga fëmijët!
Tё ruhet në paketim origjinal, në vend të thatë, në temperaturë dhome!
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.