Përshkrim
PËRSHKRIMI
Trupi prodhon natyrshëm vitaminë D kur ai ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Megjithatë, ekspozimi aktual ndaj rrezeve UV dhe sinteza e vitaminës D varet nga shumë faktorë (për shembull, stinët, gjëndja, koha, mosha, smogu ose lëkura e errët).
Vitamina D gjendet në mënyrë natyrale në ushqime të tilla si vitamina D2 (ergo-kalciferoli) dhe vitamina D3 (kole-kalciferoli), por gjithashtu mund të merret në formën e shtesave ushqimore. Vitamina D kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe muskujve, në ruajtjen e eshtrave dhe dhëmbëve në kushte normale, mbështetjen e funksionit të sistemit kardiovaskular dhe nervor dhe gjithashtu në thithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit.
PËRBËRËSIT
1 kapsulë përmban 5000 IU (125mcg) Vitamin D3 ( si kolekalciferol).
Përbërësit tjerë: vaj fara liri, xhelatinë, glicerinë, ujë i pastruar.
PËRDORIMI
Si një shtesë dietike, merrni një kapsulë në ditë me ushqim dhe ujë.
KUJDES
Mos e merrni këtë produkt nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse. Konsultohuni me profesionistin shëndetësor para përdorimit nëse jeni duke marrë ndonjë ilaç me recetë ose nëse keni një gjendje mjekësore, veçanërisht hiperkalcemi ose çrregullime të veshkave. Ky produkt duhet të përdoret nën mbikëqyrjen e një profesionist të kujdesit shëndetësor për të monitoruar nivelet e gjakut të vitaminës D. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. Nuk është menduar për përdorim nga fëmijët.
RUAJTJA
Të ruhet në një vend të freskët dhe të thatë.
Ruani në një vend të pa arritshëm për fëmijët.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.